Berisha: Paketa fiskale e Ramës godet të varfrit dhe bizneset e vogla, dyfishimi i taksës së dividendit largon investitorët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar paketën e re fiskale të qeverisë, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë për shtresat në nevojë, bizneset e vogla dhe shtresën e mesme.
Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërmarrë rritjen e taksave pa paralajmërim dhe pa konsultim publik.
Sipas tij, pretendimi i qeverisë se përmes këtyre ndryshimeve buxheti do të arrijë në 10 miliardë euro mbështetet në atë që ai e cilësoi si mashtrim.
“Por në qoftë se ndalemi në këtë paketë, paketa është një goditje e rëndë për këto tre kategori, për më të varfrit, për bizneset e vogla, për shtresën e mesme. Është një goditje e rëndë për më të varfrit sepse paketa që në aparencë do të ulë çmimet e ushqimeve bazë, në të vërtetë duke futur në fashën e TVSH të gjithë dyqanet, i detyron ato të rrisin me 6 përqind çmimet, i detyron shqiptarët të paguajnë 6 përqind më shumë se ç’paguajnë tani. Dhe ky është një akt shumë i papërgjegjshëm. Në qoftë se Edi Rama donte të lehtësonte vërtet qytetarët nga taksat e ushqimeve, të vendoste mekanizmin e kompensimit të plotë të çdo kilogrami, të çdo grami që blihet në dyqane në kuadrin e 52 mallrave që ka shpallur se iu ul TVSH-në.

Lexo edheRaportohet se Jeton Sylaj kishte telefonin në dispozicion edhe gjatë ndalimit policor, dyshohet se përmes kamerave pa pamjet e vrasjes së Arlindës
Së dyti prek prapë më të varfrit sepse në qoftë se uli TVSH për 52 mallra, e rriti TVSH për 5 mijë mallra të tjera, të cilat çdo ditë e më shumë bëhen mallra të ndaluara për të varfrit e këtij vendi. Së treti, shqiptarët, analistët, por edhe ekspertët e huaj kanë konstatuar një paradoks, rritjen më të madhe të çmimeve në Shqipëri se sa në çdo vend tjetër, rritje e cila në studim tregon se është në përpjesëtim të zhdrejtë me rritjen e pagave. Pagat rriten, por më shumë rriten çmimet. Çfarë ndodh? Sigurisht që kjo ka shumë shkaqe, por shkak ndër më kryesorët janë droga, paratë e drogës”.
Sa i përket biznesit të vogël, kryedemokrati pretendoi se rreth 18 mijë biznese rrezikojnë falimentimin për shkak të ndryshimeve në fashën e TVSH-së.
“Pra, në çdo lëvizje dhe rrethanë, ai që ndëshkohet është i varfri. Çmimin e paketës fiskale të Edi Ramës e paguan biznesi i vogël. Me hyrjen e saj në fuqi, rreth 18 mijë biznese të vogla shkojnë drejt falimentimit sepse futen në fashën e TVSH. Edi Rama vendos nivelin më të ulët të xhiros për të vendosur TVSH mbi bizneset. I godet ato në mënyrë fatale. Ato jo vetëm do rrisin çmimet, por ato shkojnë drejt falimentimit”.












