back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeRritet presioni ndaj Qeverisë Kurti, sindikata e Infermierëve del me 8 kërkesa,...

Rritet presioni ndaj Qeverisë Kurti, sindikata e Infermierëve del me 8 kërkesa, ose futen në grevë!

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar masa sindikale në rast se kërkesat e tyre nuk përfillen.

Me një letër dërguar ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, Sindikata e Infermierëve ka parashtruar 8 kërkesa.

Në rast se nuk përfillen, janë paralajmëruar greva e protesta, pasojat e të cilave do i vuanin qytetarët e Kosovës.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës duke vërejtur që përmes kanaleve zyrtare të komunikimit nuk kemi marrur ende përgjigjie nga Ministria e Shëndetësisë për takim në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë lidhur me kërkesat e komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ftojmë publikisht Ministrinë e Shëndetësisë për reflektim, duke i publikuar kërkesat e komuniteteve tona edhe njëherë bashkë me kërkesën për takim në të cilën nuk kemi marrë përgjigjie.

I nderuar Ministër i Shëndetësisë,z. Rifat Latifi

Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që në mënyrë që t’u shmangemi veprimeve sindikale, e të cilat pas grevës paralajmëruese të datës 05/04/2022 vetëm se do përshkallëzohen, nga të cilat padyshim që pasojat do i vuajn vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, të ndani një kohë nga agjenda juaj për një takim urgjent lidhur me kërkesat e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës dhe komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor si dhe gjetjen e modaliteteve në mënyrë që këto kërkesa të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë.

Konsiderojmë që realizimi i tyre nënkupton rritje të përgjegjësisë, llogaridhënies si dhe rritje të cilësisë së shërbimeve dhe ndëhyrjeve infemierore, me ç’rast do përfitonin të gjithë.

Kërkesat janë si në vijim :

Koeficienti i pagave 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot,Rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,Të paguhet menjehërë puna shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, respektimi i Ligjit të PunësTë paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, respektimi i Ligjit të Punës,Të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve, respektimi i Ligjit të PunësKthimi i Departmentit të Infermierisë brenda SHSKUK-së dhe QKUK-së,. Përfaqësimi i komuniteteve tona në Bordin e SHSKUK-së.Infermierëve të cilëve tani do u skadojnë kontratat e punës, e të cilët janë pranuar nga MSH si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19 t’u vazhdohen kontratat e punës.

Duke pritur reflektimin tuaj dhe duke besuar në vullnetin tuaj të mirë që t’i përgjigjeni çasjes sonë proaktive në promivimin dhe dhënien e mundësisë dialogut social, presim përgjigjien tuaj” thuhet në kërkesën publike të kësaj sindikate./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz