“Pak më ngadalë, shumë më sigurt!”, Policia në Ferizaj nis fushatën për sigurinë në trafik gjatë sezonit vjeshtë-dimër
dp

Lexo edheRreth 60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë në Kosovë

Fushata synon vetëdijesimin e shoferëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik për rreziqet nga reshjet e shiut, mjegulla, ngricat dhe bora, përmes aktiviteteve informuese, këshillimeve, kontrolleve parandaluese dhe ligjëratave në shkolla e institucione arsimore.
“Në bashkëpunim me ekspertin e komunikacionit rrugor Xhemil Halili, do të organizohen aktivitete vetëdijësuese në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani të Elezit”, thuhet në njoftim.
Policia apelon te të gjithë shoferët e automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë, të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve.

Lexo edheRreth 60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë në Kosovë
“Pak kujdes, pak më ngadalë – shumë më sigurt në rrugë!”, përfundon apeli.