Rrëzimi i Qeverisë Kurti 1 në vitin 2020, dy momentet që e bindën Arben Gashin se ishte vendim i mirë

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka folur për momentin kur gjatë pandemisë mori përsipër që të lexonte mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së prirë nga Albin Kurti, në të cilën ishte edhe partia e tij.
Në emisionin VV Show me Vehbi Kajtazin, Gashi duke folur për të kaluarën, ka thënë se dy momente në historinë e re dhe të hidhur të SHBA-së e bindën se kishte vepruar mirë kur vendosi LDK-ja për rrëzimin e qeverisë.
“E mora përsipër mocionin e mosbeismit ndaj qeverisë, nuk isha unë njeriu që e mora vendimin, nuk e kam takuar Grenellin, nuk e kam pasur kurrë raportin me të. Për kohën nuk ka qenë e pranueshme, por ishte rreziku jashtëzakonisht i madh”, ka thënë Gashi që tregoi edhe dy momentet amerikane.
Ai ka thënë se po të vazhdonte ajo qeveri, Kosova do të mbetej pa përkrahjen amerikane.

Lexo edheDështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi
“Dyshimet mu kanë hek në dy momente: Momenti i parë kanë qenë trazirat në Capitol Hill kur u bë president Bideni [2021], gjithë ajo energji që ishte mbledh e kishin bind që në Kosovë i duhet një rezultat ndërkombëtar Trumpit me i fitu zgjedhjet dhe e dyta është tërheqja e ushtrisë amerikane nga Afganistani”, ka kujtuar Gashi.
“Ju kujtohen njerëzit kur hipnin nëpër rrota të aeroplanëve sepse u tërhoq ushtria amerikane. Ato kanë mundur t’i ndodhnin Kosovës”, ka thënë ai.














