BallinaLajmeLajmet e FunditRrezikonin të mbyteshin në det, shpëtohen dy pushues tek “Rana e Hedhun”

Rrezikonin të mbyteshin në det, shpëtohen dy pushues tek “Rana e Hedhun”

Rreth orës 17:30 të pasdites, tre shtetas shqiptarë janë përfshirë nga rrymat e forta detare në Ranën e Hedhun.

Njëri prej tyre arriti të dalë në breg, ndërsa dy të tjerët u tërhoqën në thellësi. Falë ndërhyrjes së shpejtë nga vrojtuesi deti dhe administratori i beach bar-it, ata u nxorën në breg në gjendje të stabilizuar.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të sinjalistikës së sigurisë në kushte të pafavorshme moti.

- Advertisement -