KEK-u nënshkruan kontratë mbi gjysmë milioni euro për shirita transportues
dp

Lexo edheRasti i Hamide Magashit | Pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, policët e suspenduar u rikthyen në detyrë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 525 mijë e 100 eurosh për furnizim me shirita transportues gomë-pëlhurë.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, të publikuar më 28 tetor 2026, operatori ekonomik me të cilin është nënshkruar kontrata është Bahri Asllani.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 670 mijë euro, ndërsa ajo është nënshkruar për 525 mijë e 100 euro, raporton IndeksOnline.
Në aktivitetin e prokurimit kanë marrë pjesë katër tenderues, por vetëm dy prej tyre janë vlerësuar si të përgjegjshëm.

Lexo edheRasti i Hamide Magashit | Pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, policët e suspenduar u rikthyen në detyrë
Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët ishte në vlerë prej 525 mijë e 100 eurosh, ndërsa ai me çmimin më të lartë arrinte në 550 mijë e 175 euro.
Kontrata është nënshkruar më 28 tetor 2026, ndërsa kriter për dhënien e saj ishte çmimi më i ulët. /IndeksOnline/