Ekskluzive: Këta janë dy serbët e arrestuar në Istog
dp

Lexo edheGjini kërkon dorëheqjen e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Masa minimale që duhej të ndërmerrej

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka ndërmarrë veprime hetimore për një periudhë të gjatë kohore në drejtim të dokumentimit të rastit i njohur si “Masakra e Padalishtes” në Komunën e Istogut, e ndodhur më 26 mars 1999, në Komunën e Istogut.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy shtetas të komunitetit serb. Indeksonline mëson se të arrestuarit në këtë aksion janë Zhikica Belošević (Žikica Belošević) dhe Grujica Belošević (Grujica Belošević).
Sipas informatave ata janë arrestuar në fshatin Osojan dhe Cerkolez të Komunës së Istogut. Të gjitha veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do te ndërmerren në bashkërendim me Prokurorinë Speciale../Indeksonline/

Lexo edheGjini kërkon dorëheqjen e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Masa minimale që duhej të ndërmerrej