Një koment shkak i vrasjes së të riut Lorik Abazi në Londër

Një koment i bërë ndaj me partneres së të akuzuarit dyshohet se u bë shkak për konfliktin tragjik që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar, Lorik Abazi, në Croydon në jug të Londrës. Pretendimi është paraqitur nga prokuroria gjatë seancave gjyqësore që po zhvillohen në gjykatën “Old Bailey” në Britaninë e Madhe.
Sipas detajeve të bëra publike nga mediat britanike, ngjarja e rëndë zë fill në orët e para të 15 shkurtit, pasi Lorik Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në një sallë bowlingu.
Prokuroria shpjegon se pas largimit nga lokali, i akuzuari Ellis Anim-Annor është kthyer për t’u përballur me grupin e të rinjve, ku pas përplasjes me thika Abazi mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Nga i njëjti sulm mbetën të plagosur edhe dy të rinj të tjerë 21-vjeçarë, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Lexo edheMësohet emri i të burgosurit që u prit me nëntë vetura luksoze pas lirimit nga burgu
I akuzuari Ellis Anim-Annor i mohon akuzat e ngritura ndaj tij për vrasje dhe plagosje me dashje. Procesi gjyqësor po vijon në gjykatën kompetente britanike për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë penale të të akuzuarit.












