BallinaLajmeLajmet e Fundit​Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj

​Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj

Të ngjajshme

Luan Haradinaj kurorëzon dashurinë në Gllogjan

Luan Shkëlzen Haradinaj, djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare...

Vdes pas aksidentit në ShBA 19-vjeçari me prejardhje nga Kosova, Kayden Kabashi

Kayden Kabashi, i cili të hënën ishte aksidentuar përderisa...

Mallorca po lufton për mbijetesë, Vedat Muriqi startues në ndeshjen ndaj Gironas

Ndeshja mes Gironas dhe Mallorcas hap javën e 34-të...

Numri i vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri ne gjysmën e parë të vitit arrin në 4.7 mln. Shifra flet për një rritje vjetore në nivelin 5%.

Gjatë muajit qershor ne vendin tonë kanë hyrë 2 060 000 shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Ky numër flet për një rritje 8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në muajin e parë të stinës së verër, 734 000 ishin shtetas shqiptarë, ndërsa mbi 1,3 milionë ishin shtetas të huaj, me një rritje prej 7%.

Ndërkohë, për 6-mujorin e parë të vitit, në Shqipëri kanë hyrë rreth 8.5 milionë shtetas, nga të cilët 4.7 milionë, shtetas të huaj, transmeton Euroneës Albania.

Kjo shifër paraqet një rritje prej 5% për shtetasit e huaj në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas origjinës së shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend, Europa vijon të jetë rajoni kryesor. Të dhënat tregojnë se 94 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës, ku rajoni jugor zë 70 % të hyrjeve.

Sa i takon qëllimit të udhëtimeve, në 98% të rasteve hyrjet janë realizuar për arsye personale, si pushime apo vizita tek të afërm.

Hyrjet për arsye biznesi kanë pësuar një zgjerim domethënës, me një rritje vjetore prej 30%. Ndërkohë,, vizitat për trajtime shëndetësore kanë rënë ndjeshëm, me një ulje të konsiderueshme prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz