Rreth 3,500 persona tashmë kanë nënshkruar peticionin online për lirimin e Ramush Haradinajt, i cili u arrestua në Francë në mbrëmjen e 4 janarit nga autoritetet franceze
Ramush Haradinaj u arrestua në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të dërguar nga Serbia në vitin 2004, të cilin e akuzojnë për krime ndaj serbëve në kohën e luftës në Kosovë.
Përmes web-faqes “change.org”, deri tani 3,588 persona kanë nënshkruar peticionin, mirëpo duhet gjithsej 5,000 për përmbylljen e kësaj iniciative, shkruan Gazeta Express.
Haradinaj, dihet se është gjykuar për këtë çështje tashmë dy herë në Tribunalin e Hagës, nga i cili doli të jetë i pafajshëm.
Autoritetet franceze e kishin arrestuar atë në kufi më Zvicrën, gjegjësisht në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze Mulhouse.
Gjykata në qytetin Colmar të Francës, ku aktualisht po mbahet Haradinaj, kishte vendosur të enjten paraburgim për të derisa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare të ekstradimit.
Dimë që Serbia sot ka bërë këtë kërkesë zyrtarisht, duke thënë se ka dërguar edhe një grup të dokumentacioneve të përkthyera në gjuhën frënge. /GazetaExpress/
Ky është linku ku mund ta nënshkruani peticionin për lirimin e Ramush Haradinajt.