back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeSerbia ia dërgon Francës kërkesën për ekstradimin e Haradinajt

Serbia ia dërgon Francës kërkesën për ekstradimin e Haradinajt

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Ministria e Drejtësisë në Serbi sapo e ka dërguar dokumentacionin në Francë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

Lajmi është konfirmuar nga burimet e medias serbe “N1” brenda Ministrisë së Drejtësisë, transmeton Gazeta Express.

Bashkë me kërkesën e ekstradimit janë dërguar edhe dokumente shtesë të përkthyera në gjuhën frënge në bazë të së cilave sistemi francez i drejtësisë mund të vendosë për përmbushjen e kushteve për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, shkruan Tanjug.

Ramush Haradinaj u arrestua me urdhër të arrestimit të dërguar në INTERPOL nga Serbia në vitin 2004, e kjo për shkak të dyshimit se gjatë viteve 1998-1999 kishte kryer krime ndaj serbëve.

Gjykata në qytetin Colmar të Francës, ka vendosur të enjten që Haradinaj të mbahet në paraburgim derisa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare të ekstradimit. Haradinaj u arrestua në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse nga autoritetet franceze. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz