Rreth 30 fëmijë të një çerdheje në Prishtinë testohen për koronavirus
03

Lexo edheNjë edukatore në Prishtinë dyshohet se është infektuar me koronavirus

Një edukatore e një çerdheje në Prishtinë është testuar sot për të parë nëse është prekur me COVID-19. Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, tha se do të testohen edhe rreth 30 fëmijë, shkruan Gazeta Express
Mbrëmjen e së dielës u konfirmuan 10 raste të reja me koronavirus në Prishtinë, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë të dy çerdheve në Prishtinë.
Lexo Edhe:
Edukatorja e çerdhes në Prishtinë testohet për COVID -19, pas saj edhe 30 fëmijë
Për COVID-19 do të testohen rreth 30 fëmijë të tri çerdheve të Prishtinës.
“Sot është testuar një edukatore, po e presim rezultatin. Do të testohen rreth 30 fëmijë”, ka thënë Gashi për Express.
Lexo edheNjë edukatore në Prishtinë dyshohet se është infektuar me koronavirus
Gashi deklaroi se tri çerdhe në Prishtinë po qëndrojnë të mbyllura.
Ndërkohë, mbrëmjen e së dielës, me COVID-19 në Kosovë, kanë rezultuar gjithsej 40 persona.
Deri më tani numri i të prekurve në vend ka arritur 1234, me gjithsej 890 të shëruar dhe 31 viktima./Express/