BallinaLajmeRrahmani: Pse iu ndanë para Dioqezës që Kosovës i referohet me “Metohi”,...

Rrahmani: Pse iu ndanë para Dioqezës që Kosovës i referohet me “Metohi”, Kurti: Ishte donacion norvegjez

Të ngjajshme

Kusari-Lila, Muja e Murati takojnë prodhuesit e qumështit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

Hegseth thotë se bllokada amerikane ‘po bëhet më e fuqishme çdo ditë’

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se...

Barcelona dhe Real Madrid në garë për yllin e ri të Sociedadit

Real Sociedad po kalon një gjysmëseson sensacional, duke fituar...

Kuvendi i Kosovës formon komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Në Kuvendin e Kosovës është formuar komisioni për zgjedhjen...

Deputeti i PDK’së, Eman Rrahmani, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se pse iu ndanë para Eparkisë së Rashkës e Prizrenit nga Zyra e Kryeministrit, një dioqeze që Kosovës i referohet “Kosovë e Metohi”.

“Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2023 nga buxheti i Kosovës janë ndarë 146, 965 euro për Eparki Rasko Prizrenska. Kërkoj sqarim prej teje kryeministër, cilat janë arsyet konkrete për ndarje të kësaj ndihme financiare dhe pse kjo ndarje është bërë drejtpërdrejt nga Zyra e Kryeministrit?”, pyeti Rrahmani.

Kurti në përgjigje tha se këto para ishin donacion nga ambasada norvegjeze, por që kaluan nga Zyra e Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit.

“Me marrëveshjen që ambasada e Norvegjisë ka pasë me Zyrën e Kryeministrit për zbatimin e projektit si donacion, ndërtimin e një ferme për mbarështimin e deleve për nevojat e Manastirit të Graçanicës në vlerë prej 147,965 euro. Kjo vlerë është paguar me datën 14 shkurt të vitit 2023 nga Zyra e Kryeministrit, është Zyra e Komuniteteve sipas planit të projektit të ambasadës së Norvegjisë”.

Rrahmani insistoi se paratë shkuan për një bashkësi fetare direkt prej Zyrës së Kryeministrit.

“Hyra në faqe të kësaj bashkësie, dioqezës dhe në ballinë shkruante “Kosova Metohi”. D.m.th një arsyetim rreth mbështetjes financiare ndaj dikujt që e mohon shtetësinë e Kosovës”.

Kurti sërish u përgjigj duke thënë se bëhet fjalë për projektin si donacion, ndërsa i tha deputetit Rrahmani se ngriti edhe pyetje tjera që shkojnë deri te Kushtetuta e vendit.

Ai tha se paratë u ndanë “nga Zyra e Komuniteteve sipas planit të projektit të ambasadës së Norvegjisë”.

“Nuk është nga Republika e Kosovës”.

“Këtu u ngritën edhe disa çështje të tjera që në fakt janë pyetje të tjera, ndoshta për herën e ardhshme mbi emërtimet e Kishës Ortodokse Serbe, mandej të infrastrukturës legjislative tek ne e që shkon deri te Kushtetuta e Republikës e te propozimi për status i ish-presidentit finlandez, Ahtisaari, që janë çështje shumë më të gjera e pyetje të tjera”.

Rrahmani sërish u përgjigj duke thënë: “Pavarësisht a janë donacion, ato kanë kaluar përmes institucioneve të Republikës së Kosovës”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz