BallinaLajmeRrahim Elshani, kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit

Rrahim Elshani, kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit

Të ngjajshme

“Mos m’prek se t’q*va nanen allti”: Kërcënimet e policit i cili po tentonte vjedhjen e cigareve

Inspektorati Policor ka arrestuar një pjesëtar të Njësisë Speciale...

Teuta shfaqet me fustan të bardhë, ky detaj mori gjithë vëmendjen

Tetua Selimi është një nga këngëtaret me të dashura...

Rrahim Elshani, kryetar i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas për fshatrat Baicë, Krajkovë, Damanek, Abri dhe Tërdefc, ka kandiduar si kandidat i Pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit.

Elshani në një prononcim për Telegrafin, thotë se arsyeja e kandidimit të tij është që të bëjë ndryshime në të mirë të vendit dhe të popullit të tij.

Sipas tij, kundërkandidatët e tij nuk kanë vizion, ide, guxim dhe s’kanë kuadër përgatitje adekuate për këtë pozitë.

“Nuk e di se si këta kanë me dërgua vendin përpara. Unë jam profesor. I kam dy fakultete të kryera. Jam Inxhinier i Teknikës dhe profesor i Teknologjisë Informative. Aktualisht punoj në gjimnazin ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, në Drenas. E kam qit kandidaturën që të ndryshoj për mirë në këtë vend, për të mirën e popullit, ky është mendimi im. Kam vizion, ide guxim. E di çka është biznesi, i di këto gjëra. Edhe nëse nuk zgjidhem unë prapë mbetem kryetar i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Elshani duke shtuar se nuk e beson që PDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet në Drenas pa balotazh.

Gjithashtu ai tregoi se është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku këtë e dëshmoi edhe me dokumentacionin e tij për kandidim.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zyrtarizuar Ramiz Lladrovcin, deri më tani ambasador i Kosovës në Shqipëri, kandidat për kryetar të Drenasit.

Por, një tjetër kandidat i cili vjen po nga radhët e PDK-së është edhe kryesuesi i Kuvendit të Drenasit, Naim Bazaj. /Telegrafi/

r1

r2

r3

r4

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz