Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë
dp

Lexo edheBisedimet SHBA-Iran pa rezultat, Vance pas nisjes: Ne e bëmë të qartë se cilat janë vijat tona të kuqe

Një mosmarrëveshje në trafik ka eskaluar në përleshje fizike mes dy personave në fshatin Sekiraçë të Podujevës. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën, pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Si pasojë e incidentit, të dy palët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Sekiraçë, Podujevë / 11.04.2026 – 14:25. Pasa një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pjesëtar i PK-së kështu që kanë ardhur deri te përleshja mes tyre. Të dy palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edheBisedimet SHBA-Iran pa rezultat, Vance pas nisjes: Ne e bëmë të qartë se cilat janë vijat tona të kuqe
Mësohet se polici është pjestarë i njësisë FIT.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.