BallinaSportRivalët e mundshëm të Skënderbeu në Ligën e Kampionëve

Rivalët e mundshëm të Skënderbeu në Ligën e Kampionëve

Të ngjajshme

Gërvalla për largimet nga Lista Guxo: Secili shkon aty ku i flen zemra

Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe kryetarja e Listës...

Musliu: Kurti synoi arrestimin që militantëve t’u thoshte e lidha Sami Lushtakun

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu...

Buendia ia “shpon” portën Freiburgut, Aston Villa shënon dhe të dytin

Aston Villa ka shënuar edhe të dytin ndaj Freiburgut. Ishte...

Skënderbeu ka siguruar praninë në vazon e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Këtë vit korçarët janë të qetë sepse falë paraqitjeve shumë pozitive që kanë bërë në garat evropiane gjatë sezoneve të fundit, tashmë kanë një koeficient shumë më të lartë në renditjen e UEFA-s për klube, duke u pozicionuar kështu për të dytin vit radhazi në vazon e skuadrave favorite, në raundin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampionëve.

Në këtë mënyrë në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës në datën 20 Qershor, kampionët e Shqipërisë do të bëjnë pjesë në të njëjtën vazo me klube të tilla si Red Bull Salzburg, Celtic Glasgow, Apoel Nicosia, Bate Borisov, Legia e Varshavës, Dinamo e Zagrebit, Ludogorets, Fc Copenghagen, Qarabag etj.

Kundërshtar i mundshëm për Skënderbeun në raundin e dytë paraeliminator të Uefa Champions League mund të jetë një prej 4 skuadrave që do të kualifikohen nga raundi i parë por edhe ekipe të tilla si Vardari i Shkupit, Zrinjski Mostar, Norrkoping, Fernecvaros, Olimpja Ljubljana, Mladost Podogorica, SJK, Dundalk, Liepaja apo edhe Crusaders me të cilët Skënderbeu u ndesh edhe vitin e kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz