BallinaLajmeBilall Kasami i VLEN godet Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup për shkak...

Bilall Kasami i VLEN godet Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup për shkak të postimit për protestën e studentëve

Të ngjajshme

Musliu: Kurti synoi arrestimin që militantëve t’u thoshte e lidha Sami Lushtakun

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu...

Buendia ia “shpon” portën Freiburgut, Aston Villa shënon dhe të dytin

Aston Villa ka shënuar edhe të dytin ndaj Freiburgut. Ishte...

Musliu: Reagimi i policisë në Skenderaj ishte zhgënjyes, zbardhi shumë anomali

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu...

Casemiro drejt MLS, bisedimet në fazën finale me këtë klub

Casemiro do të largohet nga Manchester Unitedi. Braziliani, po i...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka reaguar pas raportimeve dhe komenteve lidhur me lëvizjen e mundshme të Denion Meidanit, Ambasadorit të Shqipërisë në RMV. Disa media raportuan largimin e mundshëm të Meidanit, ndërsa të tjera paralajmëruan rotacion në diplomaci, konkretisht emërimin e Meidani për ambasador në Prishtinë, ndërsa ardhjen e Petrit Malajt nga Prishtina në Shkup. Përmes një reagimi zyrtar, nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë theksuan se lëvizjet diplomatike realizohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin rregullator të Shërbimit të Jashtëm dhe praktikat diplomatike.

“Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore. Komentet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla. Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme”, tha Alteo Hysi, zëdhënës i MEPJ-së së Shqipërisë.

Nga VLEN thonë se në asnjë moment nuk kanë pasur ndonjë kërkesë ndaj shtetit shqiptar për ta tërhequr ambasadorin Denion Meidani. Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami tha se shteti shqiptar vendos për këtë çështje, por edhe e kritikoi punën e Meidanit.

“Ne do të kishim dashur që ai më shumë të përfaqësojë qytetarët, apo të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, më shumë sesa disa grupacione politike, të cilat fatkeqësisht po shihet, por megjithatë është punë dhe angazhim që duhet ta vlerësojë shteti shqiptar, Ministria e punëve të jashtme të Shqipërisë, të cilët e kanë emëruar dhe që bëjnë vlerësimin e punës së tij. Në asnjë moment VLEN dhe Qeveria nuk është përzier në kompetencat e një shteti fqinjë, në këtë rast të Shqipërisë”, tha Bilall Kasami, bashkëkryetar i VLEN-it.

Nga BDI vlerësuan se ambasadori Meidani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Sekretari i përgjithshëm Arbër Ademi tha se ai ndërtoi ura bashkëpunimi, mirëbesimi dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve.

“Sulmet e vazhdueshme të kësaj qeverie antievropiane dhe antishqiptare ndaj tij nuk ishin të rastësishme. Ato burojnë nga një mentalitet që sheh si problem çdo zë që mbron barazinë, bashkëjetesën dhe orientimin euroatlantik të vendit. Ai ka qenë edhe një zë i kujdesshëm dhe dinjitoz në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç i takon çdo diplomati serioz të Shqipërisë”, tha Arbër Ademi, sekretari i përgjithshëm i BDI-së.

Zërat për tërheqjen a zëvendësimin e Mejdanit vijnë pas dy protestave të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në shqip, kërkesë që ka gjetur edhe mbështetjen e ambasadorit të Shqipërisë.

Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me vargjet e Fishtës: Gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz