BallinaLajmeGërvalla për deklaratën e Fatos Gecit për ish-krerët në Hagë: E respektoj...

Gërvalla për deklaratën e Fatos Gecit për ish-krerët në Hagë: E respektoj atë që ka thënë Geci

Të ngjajshme

PSD sërish me aksion nesër, këtë herë para zyreve të VV-së

Partia Social Demokrate e Kosovës do të zhvillojë ditën...

Benatia nuk e përjashton PSG-në

Ish-drejtori sportiv i Marseille, Medhi Benatia, ka shkaktuar debat...

Nuk pritej, prishen shoqet e ngushta të BBVK?

Merr fund shoqëria e mikeshave të ngushta të Big...

Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka komentuar deklaratën e Fatos Geci, kandidat për deputet në listën e Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me të akuzuarit në Hagë.

Duke folur në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Gërvalla u pyet për deklaratën që Geci kishte bërë në një seancë të Kuvendit të Kosovës, në ditën kur ishte shpallur vendimi përfundimtar për rastin e Liridona Ademaj.

Në atë seancë, gjatë një debati për Partia Demokratike e Kosovës, Geci kishte deklaruar se edhe personat që ndodhen në Hagë duhet të marrin “vendim të njëjtë”, duke iu referuar dënimit me burgim të përjetshëm të Naim Murseli.

Lidhur me këtë deklaratë, Gërvalla tha se e respekton atë që ka thënë Geci, duke përmendur historinë dhe sakrificën e familjes së tij.

“Fatosi, në përgjithësi familja Geci nga Llausha, ka një histori të dhimbshme të pasluftës dhe gjatë luftës. Edhe unë pa dashur të bëjë avokatin, e as gjykatësin e Fatos Gecit, unë e respektoj atë çfarë thotë Fatosi, sepse e respektoj përvojën dhe biografinë e familjes së tij. Mendoj që ajo pjesë e historisë sonë më të re është pjesë e historisë së Republikës së Kosovës, pjesë e një sakrifice të jashtëzakonshme që kanë bërë disa familje të mëdha në Kosovë. Kështu që Fatos Geci është njëri nga zërat e ndryshëm në këtë listë”, ka thënë Gërvalla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz