Casemiro do të largohet nga Manchester Unitedi.
Braziliani, po i jep fund aventurës trevjeçare në Angli ku po synon të hap një kapitull të ri para pensionimit.
Ai pritet të vazhdojë karrierën në MLS, më saktësisht te kampionja aktuale e kësaj lige, Inter Miami.
Bisedimet me skuadrën amerikane po shkojnë drejt finalizimit, me marrëveshjen që ishte arritur muaj më parë me brazilianin që donte të përfundonte sezonin me “Djajtë e Kuq” dhe pastaj të nënshkruante me Inter Miamin.
Casemiro, në tre vitet e tij në Angli kishte pasur sukses ku fitoi “FA Cup” dhe “EFL Cup”./IndeksOnline/