BallinaLajmeGërvalla për largimet nga Lista Guxo: Secili shkon aty ku i flen...

Gërvalla për largimet nga Lista Guxo: Secili shkon aty ku i flen zemra

Të ngjajshme

Casemiro drejt MLS, bisedimet në fazën finale me këtë klub

Casemiro do të largohet nga Manchester Unitedi. Braziliani, po i...

Shtohen shqetësimet për ndërhyrje në orientimin politik të votuesve serbë

Problematika e ndërhyrjeve dhe trysnisë ndaj votuesve serbë në...

PSD sërish me aksion nesër, këtë herë para zyreve të VV-së

Partia Social Demokrate e Kosovës do të zhvillojë ditën...

Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka folur për largimin e ish-deputetëve Haxhi Avdyli, Jeta Statovci dhe Albena Reshitaj, të cilët i janë bashkuar listes tjetër politike të ish-presidentes, Vjosa Osmani.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Gërvalla ka thënë se largimi i tyre është një vendim i natyrshëm politik dhe se secili kandidat duhet të vlerësojë vetë perspektivën e tij zgjedhore.

“A na mungojnë apo do të na mungojnë, atë do ta tregojë rezultati i 7 qershorit. Ata nuk janë në listë tek ne, por janë në një listë tjetër. Është në rregull që secili kandidat të mendojë pozicionin e vet dhe të shkojë aty ku mendon se ka perspektivë më të mirë politike”, ka deklaruar ajo.

Gërvalla ka shtuar se nuk e kundërshton vendimin e tyre për t’u bashkuar me një listë tjetër, duke theksuar se secili është i lirë të zgjedhë rrugën e vet politike.

“Secili duhet të shkojë aty ku i flen zemra. Unë jam e fundit që e ndal dikë apo që përpiqem t’ia ndërroj mendimin. U uroj sukses dhe shpresoj që të realizojnë ambiciet e tyre,” është shprehur ajo.

Ajo ka theksuar gjithashtu se me Haxhi Avdylin dhe Jeta Statovcin Guxo ka pasur bashkëpunim të mirë dhe se të dy kanë mbajtur edhe pozita drejtuese në parti, ndërsa Albena Reshitaj, sipas saj, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Guxo.

Gërvalla ka shtuar se partia do të vazhdojë punën e saj sipas planeve të përbashkëta të mëhershme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz