Southamptoni ka marrë vëmendje së fundmi në futboll.
Kjo pasi që ata janë përjashtuar nga finalja e play-offit të Championship për t’u ngritur në Premierligë.
Përjashtimi erdhi për shkak të një pjesëtari të stafit, i cili kishte spiunuar stërvitjet e tre skuadrave si Oxford United, Ipswich Town si dhe të kundërshtarit të tyre në gjysmëfinale, Middlesbrough të cilët tashmë do të zë vendin e tyre në finale ndaj Hull Cityt.
Southampton, kishte apeluar në FA këtë vendim ndaj tyre por që doli e pasuksesshme.
Finalja Middlesbrough-Hull City, do të zhvillohet më 23 maj në “Wembley”./IndeksOnline/