Zërave për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK i janë bashkuar edhe zyrtarë të këtij subjekti në diasporë.
Së fundi ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi.
Ky i fundit ka shkruar në Facebook se: Zërat për bashkim po shtohen çdo ditë. Anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së kërkojnë unitet të plotë ,jo vetëm në fjalë, por në veprime konkrete.
Edhe veprimtari, Hamdi Krasniqi nga dega e PDK-së në Austri është shprehur hapur në mbështetje të rikthimit të Limajt dhe Remit në PDK.
Ndërsa, ish-kryetari i PDK-së në Suedi, Valon Kryeziu ka thënë se PDK fiton më shumë duke falur sesa duke përjashtuar.
Kujtojmë se kreu i Nismës, Fatmir Limaj i ka dërguar një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza ku ka kërkuar përfshirjen e tij në listën e PDK-së për deputetë.