“Reuters”: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 7 qershor, thellohet kriza politike
dp

Lexo edheHamza takohet me Carafanon, flasin për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-s

Reuters shkruan se, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, të enjten shpalli datën e zgjedhjeve të reja, të tretat brenda pak më shumë se një viti, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë një kryetar të ri të shtetit.
“Ky votim e zgjat një krizë politike në vendin më të ri të Evropës, i cili për pjesën më të madhe të vitit të kaluar nuk ka pasur një qeveri plotësisht funksionale, pasi një parlament i përçarë dështoi për muaj të tërë të zgjedhë një kryetar të Kuvendit”, thuhet në raportimin e Reuters.
Më tej, agjencia citon Haxhiun teksa ka deklaruar pas takimit me liderët politikë se vendi po humb kohë të çmuar në proceset reformuese.

Lexo edheHamza takohet me Carafanon, flasin për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-s
“Jemi vonë me reformat pa asnjë arsye. Nuk mund të përballojmë të humbasim kohë”, ka thënë ajo.