back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareReshjet e dendura të shiut përmbytin Lushnjën dhe Fierin! Uji del mbi...

Reshjet e dendura të shiut përmbytin Lushnjën dhe Fierin! Uji del mbi trotuar, vështirësi në qarkullim

Të ngjajshme

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot...

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me stuhi ere, kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Lushnjës, duke bllokuar disa prej akseve kryesore rrugore.

Në qendër të qytetit, aksi pranë postës qendrore, kryqëzimi i gjimnazit “18 Tetori” dhe kryqëzimi i spitalit janë mbuluar nga uji, i cili ka dalë mbi trotuare, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve. Probleme janë shënuar gjithashtu edhe në aksin kombëtar Lushnjë-Fier, Lushnjë-Rrogozhinë dhe Pluk-Savër, ku prania e ujit në segmente të veçanta paraqet rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Edhe qyteti i Fierit është përfshirë nga reshje të dendura vetëm pak minuta më parë. Automjetet po lëvizin me shpejtësi të ulët dhe shoferët janë të kujdesshëm në timon për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Ndërkohë, ndërmarrja e shërbimeve publike në Lushnjë ka qenë në gatishmëri për pastrimin e kanaleve dhe grumbulluesve të ujit, me qëllim shmangien e përmbytjeve më të mëdha.

Sipas shërbimit meteorologjik, moti i keq ishte i parashikuar për mesditën e sotme, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erëra të forta në disa zona të vendit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz