Çifti ukrahinas bllokohet në kodrat e Zvërnecit, era e fortë rrëzon pemën dhe i bllokon
dp

Lexo edheINSTAT: Ndikim rritja e pagës mesatare bruto me 9.8%

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë, kanë bërë që dy turistë të mbeten të bllokuar në kodrat e Zvërnecit.
Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, për shkak të motit të keq, një pemë ka rënë duke bllokuar rrugën rurale të zonës, ndërsa reshjet kanë dëmtuar edhe segmentin për këmbësorë.
Çifti nga Ukraina kërkoi ndihmën e forcave zjarrfikëse të Vlorës, të cilët janë duke shkuar për hapjen e rrugës si dhe prerjen e pemës që kishte zënë rrugën, për t’i ndihmuar ata të largohen nga zona.

Lexo edheINSTAT: Ndikim rritja e pagës mesatare bruto me 9.8%
Përveç makinës së turistëve, të bllokuara kishin mbetur edhe disa automjete të tjera.