Reperi që u vra, ishte duke xhiruar dokumentarin për kurën e HIV-it

Reperi dhe njëherësh filantropi Nipsey Hussle u qëllua dhe u vra të dielën jashtë dyqanit të tij të rrobave në Los Angeles.
Sipas policëve, Nipsey dhe dy të tjerë u qëlluan me armë pas orës 3 të pasdites. Dy viktimat e tjera të qëlluara mbijetuan, ndërsa këngëtari humbi jetën, transmeton lajmi.net.
Nipsey kishte planifikuar të takohej me zyrtarët e policisë dhe politikanët e Los Anxhelosit javën e ardhshme, për të ndihmuar në formulimin e një plani për të zvogëluar dhunën në rrugë.
Në kohën para vdekjes së tij, Nipsey po punonte në një dokumentar për Dr. Sebi, emri i së cilës ishte Alfredo Darrington Bowman.
Dr Sebi ishte një figurë diskutabile në fushën e mjëksisë, që besonte se të gjitha sëmundjet mund të shënoheshin me bimë dhe një dietë të veçantë vegane.

Lexo edheDjali që ka shok të ngushtë gjarprin më të rrezikshëm në botë!
Në një intervistë me Morning Club vitin e kaluar, Nipsey foli për rëndësinë e dokumentarit, gjersa pohonte se edhe për HIV-in kishte një kurë.
Ditën pas raportimit të vdekjes së personalitetit të medias, Nick Cannon bëri një seri postimesh në Instagram për Dr. Sebi dhe ka premtuar të vazhdojë punën e Nipsey në dokumentar. /Lajmi.net/














