back to top
Sunday, September 21, 2025
BallinaLajmeRënia e raporteve Kosovë – ShBA, Serwer: Prania ushtarake amerikane në Kosovë...

Rënia e raporteve Kosovë – ShBA, Serwer: Prania ushtarake amerikane në Kosovë është mbështetja më e rëndësishme

Të ngjajshme

Presidentja kujton Ahmet Krasniqin në 27 vjetorin e vrasjes

Presidentja Vjosa Osmani, e ka kujtuar kolonel Ahmet Krasnqin,...

Britania njohu shtetin palestinzez, Starmer: Nuk është shpërblim për Hamasin

Ndërsa njofton njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e...

Palestinën shtet e njeh edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Australia

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur po ashtu sot njohjen...

Daniel Serwer, profesor në John Hopkins University, tërheq vërejtjen ndaj qeverisë në detyrë të Kosovës për rënien e raporteve bilaterale me amerikanët.

Serwer, thotë mbështetja “më e rëndësishme” është prania ushtarake amerikane në Kosovë.

“Mbështetja e SHBA-së është thelbësore në shumë drejtime, por më e rëndësishmja lidhet me praninë e ushtarëve amerikanë në terren. Kosova do të dëshirojë t’i mbajë ata aty. Dhe, unë mendoj se duhet të mbeten aty”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins.

Serwer sugjeron që Kosova t’i forcojë marrëdhëniet edhe me aleatë të tjerë, veçanërisht në kohën kur, siç thotë, SHBA-ja po shpërqendrohet nga prioritetet e tjera globale. Në mënyrë të veçantë, ai përmend Japoninë, Korenë e Jugut, Greqinë.

“Ka opsione të tjera, edhe pse asnjëri nuk është i mirë si amerikanët. Por, nëse bashkoni një grup miqsh, mund ta kompensoni disi humbjen e vëmendjes amerikane. Nuk jam i sigurt nëse Qeveria e Kosovës po e bën këtë, dhe është e vështirë për një qeveri në detyrë ta bëjë këtë”, thotë Serwer.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz