Reagon Mergim Lushtaku : Duhet të turpërohen ata që gëzohen kur një luftetar i UÇK-së intervistohet për luftën që ka bërë (FOTO)
01
Lexo edheLajmi i Fundit: Theret rëndë me thikë një 20-vjeçar, arrestohet një person si i dyshuar
Deputeti më i votuar nga Drenica në radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku ka reaguar lidhur me lajmin se “Kadri Veseli është ftuar për intervistim në Hagë”, ku Lushtaku e quajti një lajm shpifës dhe denigrues, shkruan Drenica Press.
Ndër të tjera Mergim Lushtaku shtoj: Edhe pas demantit nga kryetari Veseli për lajmin e rremë për kinse paskësh marrë ftesë nga Haga, shumë zëra vazhdojnë shpifjen e tyre. Kjo tregon shumë çka.
Përpos tendencës së denigrimit të personalitetit të kryetarit Veseli, që njëherësh është i pari i Legjislativit në Republikën e Kosovës, është edhe një lloj gëzimi i këtyre zërave që çlirimtarët po ftohen e po intervistohen për luftën e drejtë që ata kanë bërë për lirinë e vendit, Kosovës tonë të shtrenjtë.
Lexo edheLajmi i Fundit: Theret rëndë me thikë një 20-vjeçar, arrestohet një person si i dyshuar
Duhet të turpërohen të gjithë ata që ndjejnë çfarëdo lloj gëzimi a kënaqësie kur një luftatarë i UÇK-së të intervistohet për luftën që ka bërë.