Reagon Limaj: Vrasja e Ivanoviqit akt i shëmtuar dhe qyqar
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar pas vrasjes se politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Limaj e ka vlerësuar si qyqar dhe të shëmtuar këtë akt. Numri dy i qeverisë Haradinaj ka ftuar institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti dhe autoret e krimin të marrin dënimin e merituar.
“Vrasja e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe (SDP), Oliver Ivanoviq, është akt i shëmtuar dhe qyqar. Ftoj institucionet përgjegjëse që sa më shpejt t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti dhe autorët e krimit ta marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e kryetarit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limajt.

Lexo edheReagon edhe ambasada amerikane, ka këtë porosi pas vrasjes së Ivanoviqit














