Reagon edhe Zafir Berisha: Ja pse po bëhet loja me publikimin e listave të veteranëve
BILLI
Lexo edheDjali i vëllaut të ish-deputetit të PDK-së dyshohet se plagosi familjarin e Behxhet Pacollit (FOTO)
Deputeti i partisë Nisma, Zafir Berisha, i ftuar në emisionin “Frontal Live” në T 7, thotë se publikimi i listave me veteranë të rrejshëm është tentim për të dështuar gjykimi i vërtetë i mashtruesve.
Thotë se në këto lista ka parë veteranë të vërtetë, ky veprim dyshon se është bërë për të krijuar mjegull.
“Është një tentim për me dështu gjykimi i vërtetë i mashtruesve, nuk është rastësi, është lëvizje e qëllimshme të cilët së bashku me ata që dyshohet se ai plotësojnë kriteret i kanë futur edhe veteranët e vërtetë. Pash edhe miq të mi veteranë të vërtetë në këto lista”, tha berisha.

Lexo edheDjali i vëllaut të ish-deputetit të PDK-së dyshohet se plagosi familjarin e Behxhet Pacollit (FOTO)
Ai tha se ka dyshime që kjo është bërë me qëllim për të krijuar mjegull karshi situatës së krijuar në vend.