Rast i rëndë në Prizren, burri vret gruan e tij
03

Lexo edhe“E ndala pas debatit por ai nuk ma dha dorën” – Rrëfehet i moshuari që u përplas me Haradinajn

Një grua është vrarë mbrëmë nga bashkëshorti i saj në Prizren.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e këtij rajoni, njofton Klan Kosova.
Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Hysni Morina”.
“Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm”.

Lexo edhe“E ndala pas debatit por ai nuk ma dha dorën” – Rrëfehet i moshuari që u përplas me Haradinajn
“Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë”.
“Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë”.
“Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958”.