back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaSportRashica prezanton këpucët e reja të futbollit me flamur të Kosovës dhe...

Rashica prezanton këpucët e reja të futbollit me flamur të Kosovës dhe të Shqipërisë

Të ngjajshme

Dogana sekuestron mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në...

Jeta jashtëtokësore mund të kërkohet jo tek uji, por tek fosfori dhe azoti

Shkencëtarët që kërkojnë jetë jashtë Tokës kanë menduar prej...

Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion ndaj serbëve

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka hedhur...

Si u formuan blloqet e jetës në asteroidin Bennu

Shkencëtarët kanë zbuluar se si u formuan blloqet themelore...

Milot Rashica i ka prezantuar këpucët e reja sportive, në të cilat e ka vendosur flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar shqiptar. Ylli kosovar synon një tjetër sezon të suksesshëm me Werder Bremenin dhe me “Dardanët”.

Milot Rashica nuk e harron atdheun e tij dhe shqiptarët kudo që shkon, shkruan Gazeta Express.

Ylli kosovar së fundmi e ka postuar një video në rrjetin social Instagram, ku i ka prezantuar këpucët e reja të futbollit, të firmës Nike.

Ndër të tjera, në këpucët me ngjyrë të kaltër, vushtrriasi e ka vendosur edhe flamurin e Kosovës dhe flamurin kombëtar shqiptar.

Ndër të tjera, në videon e postuar në Instastory, Rashica i ka vendosur edhe tri figura të flakës, duke paralajmëruar një tjetër sezon të zjarrtë me Werder Bremenin dhe me Kombëtaren e Kosovës.

Gjithashtu, nuk mungojnë as inicialet e emrit dhe mbiemrit, por edhe të numrit të preferuar të fanellës, “MR7”

Rashica e kaloi një sezon fantastik, sidomos që nga fillimi i vitit 2019, ku ishte i papërmbajtshëm. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz