BallinaLajmeRaportohet për të paktën 17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Raportohet për të paktën 17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të ngjajshme

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

“Makazze” bëhet i pari shqiptar kampion i ESL Pro League në Counter-Strike me NaVi

Një moment historik për esportin shqiptar u shënua sot,...

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 17 persona u vranë të enjten nga sulmet ajrore izraelite, teksa ushtria ka intensifikuar bombardimet në Qytetin e Gazës.

Në mesin e viktimave ishin gjashtë civilë që po prisnin të merrnin ndihma humanitare, tha zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal.

“Forcat izraelite po intensifikojnë sulmet në zonën Zeitun” në Qytetin e Gazës, tha ai.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këto pretendime.

“Për të katërtën ditë me radhë, zona është goditur nga ushtria, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Shumë njerëz nuk mund të largohen nga zona për shkak të luftimeve”, theksoi Bassal.

Një ditë më parë, kreu i ushtrisë izraelite miratoi planin e ri për operacione në Rripin e Gazës, që synojnë lirimin e të gjitha pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite ka thënë se synon marrjen e kontrollit të plotë të Qytetit të Gazës dhe kampet e refugjatëve që gjenden në afërsi. Këto janë disa nga zonat më të populluara në territorin palestinez, ku ka shkatërrime të mëdha si pasojë e luftës që nisi mbi 22 muaj më parë.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme. /REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz