BallinaLajmeRaportohet për bastisje në shtëpinë e anëtarit të Nismës që kërcënoi Kurtin,...

Raportohet për bastisje në shtëpinë e anëtarit të Nismës që kërcënoi Kurtin, deklarohet Policia

Të ngjajshme

Ezofag i krijuar në laborator jep shpresë për fëmijët

Shkencëtarët britanikë kanë arritur një përparim të madh duke...

Tension midis Trump dhe Netanyahu, kjo është arsyeja

Mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me...

‘Po flasin tjerët…’ Benita me thumb të fortë ndaj Klodit

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi, ka...

Shtëpia e Haxhi Hotit, kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, po raportohet se është bastisur nga Policia e Kosovës, si rezultat i deklaratave nxitëse dhe kërcënuese ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por këta të fundit nuk kanë konfirmuar ende nëse është bastistur shtëpia e Hotit.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës e ka trajtuar infomracionin e publikuar dhe sipas detyrës zyrtare ka ndërmarrë veprimet konform autorizimeve ligjore që ka. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Baki Kelani për Gazetën Express.

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate ka bërë një kërcënim për Albin Kurtin. Ai e ka nisur shkrimin duke e krahasuar Kurtin me presidentin amerikan John F. Kennedi, i cili ishte vrarë gjatë mandatit sa ishte president.

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President”, ka shkruar Hoti.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Nisma Socialdemokrate duke u distancuar nga deklarata të tilla.

Ndërsa Nisma e Rahovecit ka thënë se Facebook’u i Haxhi Hotit është hakuar, andaj dikush e ka keqpërdorur atë duke bërë kërcënime të tilla.

E pas pak minutave, vet Hoti ka shkruar një tjetër status, ku sipas versionit të tij është bërë një gabim teknik dhe kërkon falje.

Ndërsa Endrit Shala ka thënë për Gazetën Express se distancohet nga çdo deklaratë e tillë që e cila nxitë urrejtje.

Menjëherë pas statusit të Hotit, kanë ardhur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti Artan Abrashi nga Vetëvendosje ka thënë se asnjë atentat nuk na ndalon në rrugën tonë.

E ndërkohë edhe Gani Geci, i ka ofruar Kurtit ndihmë pas kërcënimit nga Hoti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz