back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeRamush Haradinaj: Lufta kundër korrupsionit ndriçon të ardhmen e fëmijëve tanë

Ramush Haradinaj: Lufta kundër korrupsionit ndriçon të ardhmen e fëmijëve tanë

Të ngjajshme

PEJË – KUSH FITOI SOT TEK KASTRATI NË LOJËN “MBUSHE 15, FITO 15”?

Sot, në pikën KASTRATI në hyrje të Pejës, atmosfera...

Kryeziu i bënë ‘për pesë pare’ partitë opozitare: Po tkurreni para Albin Kurtit

Ismet Kryziu nga KDI ka kritikuar ashpër partitë opozitare...

Futbollisti i Prishtinës largohet pas 2 muajsh, klubi “tregon arsyen”

Sulmuesi shqiptar, Akileu Ndreca iu bashkua Prishtinës vetëm gjatë...

Britania e Madhe: Izraeli nuk po kryen gjenocid në Palestinë

Qeveria britanike dënoi situatën “krejtësisht të tmerrshme” në Rripin...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ku u prezantuan çështjet kryesore të autidimit për vitin 2016 dhe progresi në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga raportet e auditimit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj përgëzoi Auditorin e Përgjithshëm për punën që po bënë dhe e ftoi që të jetë sa më konkret në detyrat dhe punën e tij.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj, kërkoi nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të raportojnë për korrupsionin dhe ta trajtojnë me seriozitetin më të madh, duke theksuar se situata imponon ndërmarrjen e hapave të duhur në luftën kundër korrupsionit dhe në shërbim të përmirësimit të gjendjes në shoqërinë tonë.

Kryeministri kërkoi bashkëpunimin e të gjitha institucioneve në eliminimin e korrupsionit.
“Korrupsioni duhet të pasqyrohet në mënyrë reale në të gjitha raportet dhe gjetjet duhet të jenë të paraqitura në mënyrë substanciale”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se nëse korrupsionin e luftojmë në mënyrë substanciale, e ndriçojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, kërkoi që Qeveria e Kosovës të iniciojë një proces të monitorimit sistematik dhe të kërkojë nga të gjitha organizatat buxhetore të zbatojnë me kohë rekomandimet e Auditorit. Ai ka vlerësuar punën dhe rezultatet e institucionit që udhëheq dhe ka falënderuar mbështetjen nga donatorët ndërkombëtar përmes projekteve të tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz