BallinaLajmeVeseli: Për 25 vjet Caritasi i qëndroi pranë popullit të Kosovës

Veseli: Për 25 vjet Caritasi i qëndroi pranë popullit të Kosovës

Të ngjajshme

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Arsenali “marshon” drejt titullit, arrin fitoren në fund ndaj Evertonit

Arsenali ka arritur një tjetër fitore në Premierligë. “Topçinjtë”, mposhtën...

16-vjeçari Max Dowman ia dhuron fitoren Arsenalit ndaj Evertonit

Një gabim i portierit të Evertonit, Jordan Pickord dhe...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në një akademi solemne me rastin e 25-vjetorit të themelimit të organizatës Caritas Kosova, tha se populli i Kosovës do t’i jetë përherë mirënjohës njerëzve të kësaj organizate, për punën e tyre të palodhshme në ditët e vështira dhe në sfidat e mëdha që ka kaluar.

Para drejtuesve të kësaj organizate, përfaqësuesve të institucioneve vendore e ndërkombëtare dhe të pranishmëve të tjerë, Veseli tha se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk do të mund të arriheshin pa ndihmën e madhe e të pakursyer të miqve tanë nga të katër anët e botës.

Ai tha se një vend të nderuar në mesin e tyre e ka edhe organizata Caritas, e cila që në fillim u vendos në Kosovë për t’i qëndruar sa më pranë qytetarëve të Kosovës, në nevojat dhe hallet e jetës së tyre të përditshme.

“Gjej rastin, që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, t’i falënderoj veprimtarët e saj të këtyre 25 viteve për ndihmën e madhe që i kanë dhënë popullit të Kosovës. Ne do tu jemi përgjithmonë mirënjohës atyre. Ata janë në zemrat e sa e sa familjeve kosovare që gjetën ngrohtësi njerëzore dhe solidaritetin kristian tek Caritasi”, theksoi Veseli.

Ai shtoi se është pikërisht ky solidaritet që i dha botës heroinën më të madhe të humanizmit në botën bashkëkohore, bijën tonë, Nënë Terezën.

“Edhe sot, Caritas Kosova është partner strategjik i institucioneve shtetërore në ofrimin e shërbimeve të caktuara për kategoritë e cenueshme të shoqërisë. Prandaj, i urojmë Caritasit të Kosovës edhe shumë përvjetorë, edhe shumë suksese dhe angazhime në përmbushjen e misionit të tyre të shenjtë në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, pa dallime”, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli. ​/Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz