Kurti në takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it: Ulutash largohet nga Kosova si mik
dp

Lexo edheKërçeli për protestën kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Si të kemi frikë nga qytetarët tanë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe bashkërendimin gjatë dy mandateve të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë.
Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, zhvillimet aktuale politike dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon.
Temë e diskutimit ishte edhe ngritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
Kurti ka vlerësuar se komunikimi me gjeneralmajorin Ulutaş gjatë dy mandateve të tij ka qenë konstruktiv, duke theksuar se ai largohet nga Kosova si mik.

Lexo edheKërçeli për protestën kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Si të kemi frikë nga qytetarët tanë?
“Në dy mandatet e tij të komandës së KFOR-it, komunikimi me Gjeneralmajor Özkan Ulutaş ka qenë konstruktiv, ndërsa ai largohet nga vendi ynë si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri e ka falënderuar komandantin për bashkëpunimin dhe bashkërendimin, duke shprehur rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s.