“Pastrimi” nënshkruan kontratë afro 3 milionë eurosh për furnizim me naftë
dp

Lexo edheDeputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”. ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 2 milionë e 911 mijë e 360 eurosh për furnizim me naftë për nevojat e kompanisë.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, ajo është lidhur më 8 tetor 2026 me grupin e operatorëve ekonomikë HIB PETROL SH.P.K., HIB Petrol Corporation SH.P.K. dhe HIB Distribution SH.P.K, raporton IndeksOnline.

Kontrata ka kohëzgjatje prej 36 muajsh, ndërsa vlera e saj e parashikuar ishte 3 milionë euro.

Lexo edheDeputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh
Vlera përfundimtare e kontratës është rreth 88 mijë e 640 euro më e ulët se vlera e parashikuar, ndërsa kritet për dhënien e kësaj kontrate ka qenë çmimi më i ultë. /IndeksOnline/

