Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh
dp

Lexo edheXhemajli: UDB-ja më arrestoi me materialet propagandistike në tavolinë

Zëvendëskryetari i partisë kroate, njëherit deputeti kroat i Dom i Nacionalno Okupljanje (DOMiNO), Igor Peternel, ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, duke kritikuar njëkohësisht skenën politike në Serbi.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”, ka theksuar Peternel, duke iu drejtuar politikanëve serbë.
Ai kritikoi ashpër situatën politike në Serbi, duke thënë: “Në Serbi keni çetnikizëm përballë një çetnikizmi edhe më të madh, të gjithë janë njësoj atje!”

Lexo edheXhemajli: UDB-ja më arrestoi me materialet propagandistike në tavolinë
Peternel theksoi se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë dhe t’u përgjigjet qartë provokimeve të saj.