Ramiz Lladrovci uron Ditën e Gruas me figurën e heroinës Xhevë Lladrovci (Foto)
03
Lexo edheDeputeti Tahiri takohet me të riun nga Drenica, i cili u bë i njohur me shprehjen “Urime Drenicë, Drenas, Malishevë”
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Lladrovci ka zgjedhur që me një fotografi të figurës së ish-ushtares së UÇK-së, Xhevë Krasniqi – Lladrovci, të ndajë një dedikim me rastin e shënimit të 8 Marsit, duke potencuar përkushtimin e grave kosovare për arritjen e lirisë në të gjitha mënyrat, njofton Klan Kosova.
”Urime 8 Marsi, për të gjitha nënat, gratë e motrat,
Në këtë ditë të shënuar, përgëzoj nënat, gratë e motrat që me përkushtim, ngritën dhe edukuan heronjtë, dëshmorët, martirët, veprimtarët, invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha ato që kontribuuan dhe u bënë krah i baballarëve, vëllezërve e burrave të vet, me pushkë e me pendë, në të gjitha mënyrat, për arritjen e lirisë së Kosovës.
Lexo edheDeputeti Tahiri takohet me të riun nga Drenica, i cili u bë i njohur me shprehjen “Urime Drenicë, Drenas, Malishevë”