BallinaLajmeRama vizitë zyrtare në Athinë, pritet të darkojë me ambasadoren amerikane në...

Rama vizitë zyrtare në Athinë, pritet të darkojë me ambasadoren amerikane në Greqi

Të ngjajshme

Rasti “escort” në Itali, vjen reagimi sqarues i Leaos

Në këto ditë po merr vëmendje të madhe hetimi...

Vaki shqiptare, tre shqiptarë e vodhën shefin në fabrikën e kafesë, fituan afro 1 milion euro

Policia shqiptare e ka realizuar operacionin “Inventari”. Tre punëtorë...

Instituti Albanologjik nesër mban mbledhje komemorative për Rexhep Qosjen

Instituti Albanologjik ka bërë të ditur se nesër, në...

Operacioni i koduar “The Wanted”/ Arrestohet 43-vjeçari, planifikoi vrasjen e dy personave

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të...

Bedri Hamza ngushëllon familjen Qosja për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja

Bedri Hamza, kryetar i Partia Demokratike e Kosovës, ka...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, aty ku pritet të ketë takime të rëndësishme.

Rama, siç raporton TopChannel, pritet të takohet me ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ku më pas do të darkojnë.

Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, (21-23 prill) një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Në forum do të diskutohet për sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ecurinë e punës së përbashkët për dokumentin e ri të partneritetit strategjik mes dy vendeve, për të cilin janë angazhuar ekipet e ministreve të jashtme të dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz