BallinaLajmeLajmet e FunditRama në konferencën për rindërtimin e Ukrainës: Shqipëria vend i vogël, por...

Rama në konferencën për rindërtimin e Ukrainës: Shqipëria vend i vogël, por e gatshme të ndihmojë krah Italisë dhe BE-së

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës, e mbajtur në Romë, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për mbështetjen e këtij vendi të shkatërruar nga lufta. Në fokus të takimit ishte koordinimi i ndihmës dhe investimeve strategjike për rindërtimin e Ukrainës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se, ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, ajo mbetet e angazhuar dhe e gatshme të japë ndihmën e saj në çdo kohë, në koordinim me Italinë dhe partnerët evropianë.

“Shqipëria është një vend i vogël me burime modeste. Asnjë fuqi për të ndryshuar fushëbetejën, por kemi qenë dhe jemi bashkë me Italinë dhe partnerët kurdo dhe sido Ukraina të ketë nevojë që të jemi për ta” deklaroi Rama nga foltorja e konferencës.

Kryeministri shtoi se paqja nuk duhet të lihet pas dore dhe se demokracia nuk duhet të përjashtojë askënd nga të drejtën për ta përcaktuar atë.

“Ne duhet të bëjmë më të mirën që nuk duhet ta lëmë paqen në vijë të dytë të mendimeve tona, që të ndajë shoqëritë tona demokratike dhe ne nuk duhet të lëmë askënd gjithashtu jashtë kufijve demokratë të zgjedhjes se çfarë paqja është”, u shpreh Rama.

- Advertisement -