BallinaLajmeLajmet e FunditAbdixhiku zyrtarizon kandidaturat për zgjedhjet lokale

Abdixhiku zyrtarizon kandidaturat për zgjedhjet lokale

Të ngjajshme

Prokuroria e Gjilanit e lë në liri Arianit Sllamnikun, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Kolaboracionisti Arianit Sllamniku është lënë në liri. Kjo është bërë...

Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka njoftuar...

Bashkëshortja e analistit pro-pushtetit Xhevdet Pozhari aplikon për gjyqtare në Kushtetuese

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit politik Xhevdet Pozhari, është...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka bërë të ditur se janë zyrtarizuar kandidaturat për zgjedhjet lokale.

Ai tha se procesi konsultativ ka nisur kohë më parë dhe është zhvilluar në një frymë të vullnetit të madh. Me unanimitet të plotë, LDK ka zyrtarizuar kandidaturat për disa komuna, përfshirë Përparim Ramën për Prishtinën, Imri Ahmetin për Lipjanin dhe Xhafer Gashin për Obiliqin.

“Kemi nisur procesin konsultativ tash e sa kohë, në një frymë të vullnetit të madh. Në këtë mbledhje, me unanimitet të plotë, u zyrtarizuan këto kandidatura: për Prishtinë – Përparim Rama, për Lipjan – Imri Ahmeti, për Obiliq – Xhafer Gashi. Po ashtu, janë zyrtarizuar edhe 990 kandidatë për asamble në 32 komuna ku merr pjesë LDK-ja. Jemi në një frymë të shkëlqyeshme.”/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz