Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quajti mik të mirë Viktor Orban, kryeministrin e Hungarisë i cili do të duhet ta dorëzojë pushtetin pas 16 vjetësh pas humbjes në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Rama tha se pati kënaqësinë të punonte me Orbanin.
“Ka qenë kënaqësi të punoja me Kryeministrin Orban dhe të dëshmoj afrimin e Shqipërisë dhe Hungarisë. I uroj mikut tim të mirë Viktor gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij”, shkroi ai në një postim në X.
Në vijim, ai e uroi kryeministrin e ardhshëm të Hungarisë, Peter Magyar, i cili i fitoi bindshëm zgjedhjet.
“Në të njëjtën kohë, e uroj ngrohtësisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë çdo sukses në përpjekjen e tij të madhe për të hapur një kapitull të ri për vendin e tij dhe pres me padurim të punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë dy vendet tona”, shkroi Rama.
It has been a pleasure to work with Prime Minister Orbán and to witness Albania and Hungary grow closer. I wish my good friend Viktor all the very best in this new chapter of his life.
At the same time, I warmly congratulate Peter Magyar on his truly impressive victory. I wish…
— Edi Rama (@ediramaal) April 13, 2026