BallinaLajmeRama citoi Kuranin në Turqi/ Berisha i publikon foton kur shkelte me...

Rama citoi Kuranin në Turqi/ Berisha i publikon foton kur shkelte me këpucë sixhaden e myslimanëve

Të ngjajshme

Thaçi: Kosova drejt krizës së thellë politike, rrezikon zgjedhje të treta radhazi

Emrush Thaçi ka komentuar zhvillimet rreth seancës së jashtëzakonshme...

KQZ plotëson tri rregullore zgjedhore, PDK kundër ndryshimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 39-të...

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ngurruar të replikojë kryeministrin aktual të vendit Edi Ramën, i cili citoi sot Kuranin, teksa kërkoi ndihmë nga investitorët në Turqi për të normalizuar situatën pas tërmetit.

“Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes”, tha Rama, por duket se kjo nuk është pritur mirë nga besimtarët myslimanë në Shqipëri.

Një qytetar i ka dërguar Berishës një foto të vjetër të Ramës, i cili shihet duke ecur me këpucë mbi sexhden, ku falen besimtarët myslimanë.

“Ky eshte mesazhi i besimtarit musliman per Edvin Mafine:

Shkon në Stamboll dhe reciton fjalët e Kuranit, por harron se është po i njëjti sharlantan që dje shkelte me këpucë plot arrogancë mbi sexhdet e Muslimanëve mu në mes të Tiranës!”, shkruan ish-kryeministri në rrjetet sociale./ CNA.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz