Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Kuvend ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje aktualisht mban tri pozita shtetërore dhe se kjo situatë, sipas tij, do të përsëritej edhe në rast të zgjedhjeve të reja.
Ai tha se në një skenar të ri zgjedhor, pozitat kryesore institucionale sërish do të mbeteshin te partia fituese, duke theksuar se nuk ka nevojë për përqendrim të tillë të pushtetit.
“Nëse shkojmë në zgjedhje, pastaj Presidenti bëhet sërish Kryeparlamentari, Kryeparlamentari i takon grupit më të madh parlamentar që i bie Vetëvendosjes, pra ne sërish do t’i kemi tri pozita. Nuk na duhen tri pozita, po i themi opozitës ejani na ndihmoni që të kemi vetëm dy pozita”, u shpreh Kurti.
Deklarata e tij u prit me duartrokitje nga disa deputetë të mazhorancës gjatë seancës plenare. /Lajmi.net/