BallinaLajmeThaçi: Kosova drejt krizës së thellë politike, rrezikon zgjedhje të treta radhazi

Thaçi: Kosova drejt krizës së thellë politike, rrezikon zgjedhje të treta radhazi

Të ngjajshme

Iranianët i paraqesin SHBA-së një propozim të ri

Iranianët kanë paraqitur një propozim të ri që do...

Kurti në seancë: Dështimi për zgjedhjen e Presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën...

Haxhiu: Mungesa e opozitës është një veprim që prodhon pasoja direkte

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka folur në seancën e thirrur...

Seanca për presidentin nis me sallë pothuajse bosh – prezent vetëm deputetët e LVV-së

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e jashtëzakonshme...

Emrush Thaçi ka komentuar zhvillimet rreth seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si një rast të paprecedentë në historinë e Kuvendi i Kosovës.

Duke folur në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ai tha se edhe pse seanca është thirrur, mungesa e një marrëveshjeje paraprake për zgjedhjen e presidentit lë shumë për të dëshiruar.

“Në qoftë se është data e fundit sot, konsideroj që vendi po shkon për herë të tretë në zgjedhje të parakohshme, kështu që Kosova përfundimisht po hyn në një krizë të thellë politike, saqë qytetari i Kosovës po e bartë të gjithë këtë proces, të cilin faktikisht dëmi gjithmonë shkon tek ai”, ka deklaruar Thaçi.

Ai u ndal edhe te përpjekjet për zgjidhjen e situatës, duke vlerësuar se ato kanë qenë të pamjaftueshme.

“Jo që nuk janë bërë përpjekjet, por nuk janë bërë fare përpjekjet për të cilat faktikisht mendoj që është dashur të bëhen deri më tani”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz