BallinaLajmeRama: Bllokimi i TikTok-ut solli masa për mbrojtjen e fëmijëve, u vendosën...

Rama: Bllokimi i TikTok-ut solli masa për mbrojtjen e fëmijëve, u vendosën filtra

Të ngjajshme

Revolucion në futbollin anglez: FA prezanton kuota përfaqësimi gjinor dhe etnik

Shoqata e Futbollit të Anglisë po lançon një strategji...

Komuna cakton lokacion për mbeturinat inerte, Rama: Hedhja në rrugë është e ndaluar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hedhja...

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Një vendim të panevojshëm e ka cilësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e bllokimit të përkohshëm të TikTok. Në podcastin Flasim, Rama theksoi se masa e ndërmarrë nga qeveria kishte si qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në internet dhe e arriti qëllimin.

Sipas Ramës, në momentin kur gjykata dha vendimin, çështja ishte zgjidhur në praktikë, pasi pas bllokimit të platformës qeveria kishte hyrë në një dialog konstruktiv me kompaninë, që çoi në vendosjen e disa masave të reja për audiencën shqiptare, përfshirë filtra algoritmikë, verifikim të moshës dhe masa kundër gjuhës së dhunës.

“Falë atij bllokimi filtra algoritmik apo të verifikimit të moshës, kemi një sërë masash që lidhen me gjuhën e dhunës, me vetë gjuhën shqipe që s’ishte fare në radarin e TikTok-ut deri në atë kohë dhe kemi realisht një bashkëpunim konstruktiv me platformën, kështu që ndalimi i përkohshëm solli pikërisht të gjitha këto rezultate. Një kompani shumë miliardëshe erdhi në tryezë bisedimesh me një shtet të vogël, i cili në të gjithë vlerën e vet është nën vlerën e kompanisë dhe nuk është i vetmi shtet”, u shpreh Rama.

Por pavarësisht kësaj, gjykata arriti në përfundimin se qeveria nuk kishte provuar se bllokimi i platformës ishte mjeti i vetëm efektiv për të adresuar problemin. Sipas Ramës kritika ndaj insdtitucioneve ndihmon në përmirësimin e cilësisë së tyre.

“Vendimet e gjykatave natyrisht janë për t’u zbatuar, por unë nuk mendoj se vendimet e gjykatave janë në të gjitha rastet edhe për të mos u komentuar sepse them se është mirë edhe për trupën e prokurorit dhe të gjykatësve të Shqipërisë, që të përballen me opinionin e kritikës gjithmonë konstruktive për të përmirësuar dhe ata punën e tyre, pasi të trajtuarit e tyre si “lule mos më prek” edhe pasi kanë përfunduar proceset, nuk ndihmon në përmirësimin e cilësisë së drejtësisë”, theksoi kryeministri.

Ai gjithashtu theksoi se Kushtetuta e Shqipërisë parashikon mbrojtje të veçantë për fëmijët dhe se shteti ka detyrimin të ndërhyjë kur platformat digjitale mund të krijojnë rreziqe për shëndetin dhe zhvillimin e tyre, shkruan A2.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz