Rama akuzon VV-në dhe Kurtin për bllokim të komunave: Paratë e qytetarëve nuk janë pronë e Qeverisë
dp

Lexo edheVeprimtarë dhe intelektualë shqiptaro-amerikan mbështesin Bekim Sejdiun për president të Kosovës

Rama pretendon se komunat po përballen me pengesa në realizimin e projekteve dhe në qasjen ndaj buxhetit, duke e cilësuar një qasje të tillë si të motivuar politikisht, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, qytetarët nuk duhet të penalizohen për shkak të përkatësisë apo preferencave të tyre elektorale.
“Kjo nuk është qeverisje. Është ndëshkim politik”, ka shkruar Rama.

Lexo edheVeprimtarë dhe intelektualë shqiptaro-amerikan mbështesin Bekim Sejdiun për president të Kosovës
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për 1 shtator, duke thënë se pjesëmarrja në të paraqet kundërshtim ndaj asaj që e konsideron bllokadë dhe përqendrim të tepërt të kompetencave në nivelin qendror.
“Paratë e qytetarëve nuk janë pronë e Qeverisë”, ka përfunduar Rama./lajmi.net/