Rahoveci shpall “non grata” Igor Popoviqin pas deklaratave fyese ndaj UÇK-së
dp

Lexo edheAzemi: Sheshin dhe plot pjesë tjera të betonizuara nëpër Ferizaj, do t’i kthejmë në zona të gjelbra e parqe

Deklarata përmes së cilës shpallet Popoviqi person “non grata” u miratua unanimisht nga të gjitha partitë që janë pjesë e Kuvendit.
Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, prezantoi deklaratën para asambleistëve, duke theksuar rëndësinë e saj për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.
“Në një shtet demokratik e sovran, që ka punuar fort për paqen e përgjithshme të qytetarëve të tij pa dallime etnie, ngjyre e feje, një person me gjuhë të urrejtjes e të përçarjes, është i padëshirueshëm dhe për komunën tonë është person “non grata”. Inkurajojmë bashkëqytetarët tanë të Hoçës së Madhe dhe përfaqësuesit e këtij fshati, të distancohen nga kjo gjuhë e papranueshme”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Lexo edheAzemi: Sheshin dhe plot pjesë tjera të betonizuara nëpër Ferizaj, do t’i kthejmë në zona të gjelbra e parqe